April 2016 will be a very important season for the University life and administration. In this month the Rector, Deans of all Faculties, chief of Departments and Senators will be elected for a four year mandate. Elections are crucial for the democratic governance of the University and having free, fair and transparent elections is very important. In order to have a good administration of the election process, the Ministry of Education and Sports in Albania approved the Regulation “On the organization of the Election for the Authorities and Governing Bodies in the Higher Education System Institutions”, date 15/3/2016.

According to the Regulation for Elections approved by the Ministry of Education and Sports, students have rights and obligations in this process. In order to facilitate students to understand better this process and to understand better their role in the process, the US. Embassy Youth Council has prepared a document regarding the rights of the students as foreseen in the University Election Regulation.

We hope this document would reach as many students and would encourage them to vote properly and participate in the democratic life of the Faculties.

Fjoralba Caka

President of the U.S. Embassy Youth Council


TË DREJTAT E STUDENTËVE SIPAS RREGULLORES PER ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË PARA PER AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Çdo student i ciklit të parë, ciklit të dytë, programeve profesionale të larta dhe programeve të studimeve specializuese afatgjata, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, kanë të drejtën e zgjedhjes së autoriteteve dhe organeve drejtuese. Çdo student ka të drejtën e zgjedhjes dhe të të zgjedhurit për përfaqësuesit studente në organet drejtuese, në përputhje me dispozitat e parashikuara në këtë rregullore dhe në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. (Neni 3(4))

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ)

Zgjedhja e anëtarëve KIZ është detyrë dhe përgjiegjësi e Senatit Akademik të institucionit. Jo me vonë se tri ditë kalendarike pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve, Senati Akademik zgjedh KIZ, në përputhje me dispozitat e mëposhtme:

Senati akademik zgjedh anëtarët e KlZ, me votim të fshehtë, me shumicën e thjeshtë të anëtarësisë së tij, nga lista e kandidatëve që regjistrohen në sekretarinë e Senatit. Përfaqësimi dhe numri i anëtarëve të KlZ, përcaktohet mbi bazën e numrit të njësive kryesore të institucionit. Në çdo rast ai duhet të jetë numër tek dhe jo më i vogël se 5, njëri prej të cilëve është përfaqësues i studentëve. Nga senati akademik, caktohet dhe sekretari i KIZ-it, i cili është anëtar pa të drejtë vote pranë këtij komisioni. (neni 6(1) dhe 6(1)(a))

Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultete (KZF)

Përfaqësimi dhe numri i anëtarëve të KZF-së përcaklohet mbi bazën e numrit të njësive bazë në njësinë kryesore përkatese. Në çdo rast, ai duhet të jetë numër tek dhe jo më i vogël se 3 anëtarë, njëri prej të cilëve është përfaqësues i studentëve. Nga KIZ caktohet dhe sekretari i KZF-së, i cili është anëtar pa të drejtë vote pranë këtij komisioni.

Anëtari i KZF-së nuk ka të drejtë të kandidojë për autoritet drejtues dhe/ose per anëtar në organet drejtuese, të cilitdo niveli. KZF mblidhet jo më pak se tri herë në javë. Mbledhia thirret nga kryetari ose të paktën nga dy anëtarë. Mbledhja është e vlefshme kur marrin pjesë jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve. Mbledhjet e tij janë të hapura për çdo të interesuar. Prania e kandidatëve në mbledhjet e KZF-së është e lejuar. (neni 7(2) dhe 7(3)(1))

Në rastin kur procesi i votimit do të zhvillohet vetëm në një qendër votimi në njësinë kryesore, detyrat e komisionit të qendrës së votimit kryhen prej KZF-së. Kur KIZ ka vendosur ngritjen e më shumë se një qendre votimi në njësinë kryesore, KZF ngre komisionet e qendrës së votimit (KQV). KQV përbëhet nga jo më pak se 3 anëtarë, njëri prej të cilëve është përfaqësues i studentëve. Anëtarët e KQV emërohen prej KZF në bazë të vetëkandidimeve. (neni 9 dhe 9(2))

Procedura për hartimin e listës së zgjedhësve për studentët ështe si më poshtë:

a) Lista paraprake e zgjedhësve per studentë t ë njësisë kryesore hartohet prej sekretarisë mësimore të njësisë kryesore jo më vonë së 10 ditë nga shpallja e ditës së zgjedhjeve.

b) Lista paraprake afishohet në mjediset e njësisë kryesore.

c) Gjatë një periudhe deri në shtatë dite pas shpalljes së listës paraprake, sekretaria mësimore pranon kërkesat për korrigjime.

d) Pas verifikimit të kerkesës, sekretaria realizon korrigjimin e kërkuar brenda 48orësh.

(e)Pas përfundimit të periudhës për korrigjimin e listës, sekretaria harton listën përfundimtare e cila miratohet prej dekanit/drejtorit ose të ngarkuarit me detyrën e dekanit/drejtorit të njësisë kryesore. Lista e zgjedhësëve për studentët afishohet në mjediset e njesisë kryesore. Nje kopje e listës i dërgohet KlZ-it.

ë) Lista e miratuar duhet të jetë e firmosur në çdo faqe, prej dekanit/drejtorit ose të ngarkuarit me detyrën e dekanit drejtorit të njësise kryesore dhe e vulosur me vulën e njësisë kryesore.

g) Lista përfundimtare miratohet nga dekani/drejtori i njësisë kryesore.

Shtate ditë përpara dites së zgjedhjeve, lista përfundimtare e zgjedhësve për personelin akademik dhe për studentët nuk mund të korrigjohet për asnjë arsye. Pas kësaj periudhe, zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë gabime në përbërësit zgjedhorë, mund të votojnë vetëm në rastin kur, pas shqyrtimit të kërkesës së tyre, KIZ vendos me vendim lidhur me kërkesat për të marrë pjesë në zgjedhje. Kërkesa te tilla, KIZ mund t’i shqyrtojë deri në dy ditë përpara ditës së zgiedhjeve. Zgjedhësi i pajisur vendimin e KIZ mund të votojë vetëm me paraqitjen e tij në Komisionin e Qendrës së Votimit.

E giithe procedura per hartimin e listës së zgjedhdsve për personelin akademik dhe studentët monitorohet prej KIZ. Për këtë qëllim, KIZ miraton një plan pune kalendar dhe cakton dy prej anëtarëve të tij për monitorimin e këtij procesi. Anëtarët përgjegjës raportojnë, në mënyrë periodike në KlZ, për ecurinë e procedurave për hartimin e listës së zgjedhësve. ( shih neni 11)

Trupa zgiedhore për anëtarët student të senatit akademik

Trupa zgjedhore për anëtarët studentë të senatit akademik të një Institucioni publik të Arsimit të Lartë përbëhet nga studentet te cilet ndjekin studimet me kohë të plotë të ciklit te parë, të dytë të programeve profesionale të larta dhe programeve të studimeve specializuese afatgata në atë institucion. (neni 13)

Kandidatët për anëtar te Senatit Akademik në Institucionet publike të Arsimit të Lartë

Kandidatët për anëtar te Senatit Akademik në Institucionet publike të Arsimit të Lartë i përkasin kategorisë student të ciklit të parë, të ciklit të dytë, programeve profesionale të larta dhe programeve të studimeve specializuese afatgjata. Në rastet kur një student i zgjedhur në senatin akademik përfundon studimet universitare ose humbet statusin e studentit, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje, për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur.

Nuk mund të kandidojnë për anetar të Senatit Akademik, anëtaret e personelit akademik me kohë të plotë apo studentët që:a) Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;b) Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;c) Janë të dënuar më parë për vepra penale; d) Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore.

Kandidimi

  1. Kandidatët për autoritete drejtuese të të gjithe niveleve, për Senatin akademik dhe komisionet e përhershme, vetëkandidohen.
  2. Kandidatët për Senatin Akademik, përfaqësues të studentëve, propozohen nga jo më pak se 30 studentë, pjesë e trupës zgjedhore.
  3. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe kërkesat e kësaj rregulloreje. (neni 24)

Lista e Kandidateve

  1. Pas verifikimit të dokumentacionit KIZ, jo më vonë se 48 orë nga përfundimi i afatit të paraqitjes së kërkesave për kandidim, miraton listën e kandidatëve për rektor dhe të kandidatëve për Senatin Akademik. Listat shpallen publikisht në mjediset e të gjithë njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë publik.
  2. Pas verifikimit të dokumentacionit,KZF,jo më vonë se 48 orë nga përfundimi i afatit të paraqitjes së kërkesave për kandidim, miraton listën e kandidatëve për drejtues, dekan/drejtor, të njësisë kryesore, dhe listën e kandidatëve për drejtues të njësise bazë/qendrës së kerkimit shkencor, për secilin prej njësive bazë/qendrave të kërkimit shkencor të njësisë kryesore dhe të kandidatëve për komisionet e përhershme, si dhe listën e kandidatëve për  anëtar të senatit akdemik. (neni 25)

Mënyra e përllogaritjes së votave për autoritetet drejtuese për të cilët votojnë dhe studentë (neni 37)

Mënyra e përllogaritjes së votave për autoritetet drejtuese për të cilët votojnë dhe studentë, do të jetë:

R%= A * 90% + B *10%

N1             N2

R% – ështe rezultati i shprehur në përqindje i një kandidati për një pozicion të

caktuar;

A – është numri i votave pro kandidatit nga personeli akademik;

Nr – është numri i përgiithshem i votave të vlefshme nga personeli akademik;

B – eshte numri i votave pro kandidatit nga studentët;

Nz – është numri i përgjithshëm i votave të vlefshme nga studentët.

 

SHARE
Previous articleNaming and Faming: Voting the best professors
Next articleU.S. Embassy Youth Council Members: Independent Observers in the University Elections 2016
Fjoralba Caka
Fjoralba is graduated in Law and works as assistant professor of European Union Law and Internal Market at the Law Faculty, University of Tirana. She is driven and motivated to always bring a change in the environment she lives and works. She believes that competence, integrity and passion are the most important ingredients to lead and impact others. Currently she is the President of the U.S. Embassy Youth Council Albania.

LEAVE A REPLY