Me rastin e Krishtlindjeve dhe pragut të Vitit të Ri, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shqipëri vendosi të shpërndajë disa pako të vogla për të gjithë ata që në ditat e ftohta te dhjetorit qëndrojnë rrugëve të qytetit, duke kërkuar lëmoshë nga qytetarët.

Çorape, batanije, disa ushqime, ëmbëlsira dhe lodra për fëmijët ishin disa nga dhuratat që u shpërndanë me shumë dashuri nga anëtarët tanë. Po kështu, disa anëtarë të Këshillit vizituan dhe cuan disa veshje për fëmijë në qendrën e fëmijeve të braktisur “Djepi i Engjejve”, pranë Maternitetit Geraldina. Ne falenderojme znj. Shpresa dhe Miranda për punën e tyre dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve. Falenderojmë gjithashtu emisionin ‘7 pa 5’ për promovimin e aktivitetit dhe ftojmë të gjithë personat të dhurojnë nga vetja diçka për më pak të priviligjuarit.

Duke uruar që ky solidaritet të na shoqërojë jo vetëm për festa, i urojmë të gjithë miqtë dhe ndjekësit tanë, Gëzuar Festat!



LEAVE A REPLY