Pas organizimit të një aktiviteti të suksesshëm qershorin e kaluar me Institutin e fëmijëve me probleme në shikim “Ramazan Kabashi”, menduam se do të ishte një ide e mirë nëse fillonim një projekt që do t’i përfshinte sërish këta femije të këndshëm.

Kësaj rradhe synuam të bënim diçka më ndryshe, diçka që do t’i ndihmonte ata të përmirësonin jo vetëm rezultatet e tyre akademike, por pse jo t’ju shërbente në formimin individual gjithashtu. Për këtë arsye, vendosëm të bashkëpunonim sërish me New Vision (një organizatë rinore jofitimprurëse që operon prej disa vitesh në Institut me programe vullnetare) për të filluar një projekt të ri që përfshinte realizimin e kurseve të gjuhëve të huaja për këta fëmijë.

Faktikisht, duke filluar që nga muaji Nëntor anëtaret tanë ofrojnë për grupin e fëmijëve mësimin e gjuhës angleze dy herë në javë duke përdorur metoda interaktive e edukative. Pavarsisht problemeve të tyre, fëmijët janë shumë kuriozë dhe të gatshëm të mësojnë e të zgjerojnë horizontin e tyre duke marrë pjesë në lojrat dhe aktivitetet e shumta që zhvillojmë. Shpresojmë se ky projekt pse jo t’i ndihmojë këta nxënës të rinj të anglishtes të arrijnë një nivel funksional të kësaj gjuhe, pasi të gjithë e dimë sesa vitale është kjo për të ardhmen e tyre. Për zhvillimin në mënyrën e duhur të këtij projekti, ne mendojmë se mirëkuptimi dhe respekti ndaj tyre janë dy faktorët kyç, veçanërisht kur kemi të bejmë me fëmijë që vijnë nga backgrounde të ndryshme. Ndaj ne urojmë vërtet që në të ardhmen të kemi akoma më shumë pjesëmarrje në këtë projekt dhe të organizojmë aktivitete dhe orë mësimore më të bukura në vazhdim.

Bashkohuni me ne!


LEAVE A REPLY