Gjatë muajit Mars, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane zhvilloi trajnimin me fokus pjesëmarrjen e të rinjve në vendimarrjen lokale. Në kontekstin e demokracisë lokale është thelbësore që çdo qytetar të informohet dhe agnazhohet në diskutimin publik të cështjeve që lidhen me ta. Në mënyrë që kjo të realizohet, lidhjet midis institucioneve dhe qytetarëve duhet të vendosen për të përthithur kontributin e vërtetë dhe pjesmarrjen e qytetarëve.

Të rinjtë janë agjentë ndryshimi shumë të rëndësishëm në një shoqëri. Për shkak të potencialit, energjisë, ideve dhe dinamikave, puna me të rinjtë për fuqizimin e tyre është target i vazhdueshëm i çdo politike publike apo të organizatave për zhvillim për të përmirësuar demokracinë.

Në në takimin e parë të trajnimit me të rinjtë u synua:
• Të kuptuarit e konceptit “E Drejta për Pjesmarrje”
• Përkufizimi i “Pjesmarrjes së të Rinjve”;
• Përse të marrim pjesë? Përfitimet nga pjesmarrja: për vetë të rinjtë, komunitetin, demokracinë;
• Pjesmarrja e të rinjve në jetën dhe vendimarrjen lokale;
• Sfidat e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimarrjen lokale.

Metoda e trajnimit ishte interaktive nëpërmjet kombinimit të prezantimeve teorike nga trajnerja Klodjana Thartori, ushtrimit të punës në grupe dhe prezantime nga grupet e punës, studimeve të rastit, diskutimeve në panel dhe reflektimit.

Në takimin e dytë, të rinjtë zhvilluan një takim në ambjentet e Bashkisë së Tiranës ku u njohën konkretisht me punën në terren të njësisë së qeverisjes vendore, si dhe diskutuan mbi mundësitë konkrete të angazhimit të të rinjve në vendimarrjen lokale.


LEAVE A REPLY