Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017 në Shqipëri, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane nisi një fushatë gjithëpërfshirëse për të rinjtë mbi të drejtën dhe detyrën e tyre qytetare për të votuar. Kjo fushatë sensibilizuese synoi të përfshijë të gjithë të rinjtë që të shprehin rëndësinë që ka për ta vota dhe arsyet pse ata zgjedhin të votojnë ose jo.

Ky projekt u nda në disa faza ku fillimisht anëtarët tanë patën një sesion trajnues mbi të drejtën për të votuar nën mentorimin e Prof.Gerti Veshaj. Nëpërmjet stendave tona në disa prej Fakulteteve kryesore siç është ai i Histori Filologjisë, Drejtësisë, Shkencat Sociale, apo Inxhinierisë së Ndërtimit, anëtarët tanë folën nga afër me të rinjtë për të diskutuar me ta rreth rëndësisë për të qënë aktivë në këtë hap të rëndësishëm për vendin tone. Shumë i rëndësishëm ka qenë dhe angazhimi në rrjete sociale ku anëtarët përveç pasqyrimit të punës së tyre në terren kanë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane edhe një video sensibilizuese ku nxisin të rinjtë për të ushtruar të drejtyën e tyre të votës. Çdo i ri i cili na është bashkuar në këtë fushatë ka pasur gjithashtu mundësinë të na dërgonte edhe foto së bashku me një arsye pse duhet votuar, të cilat janë pasqyruar edhe në rrjetet tona sociale.

Të rinjtë shprehën pakënaqësitë e tyre përsa i përket përfaqësimit, mundësive të zgjedhjes si dhe një sërë argumentash lidhur me rritjen e numrit të votuesve të rinj në votimet parlamentare.

Anëtarët e Këshillit nëpërmjet simulimit,argumentimit,krijimit të posterave me natyrë nxitëse apo stickerave të ndryshme kanë dashur të nxisin bashkëmoshatarët për të qënë votues duke mos lejuar abuzime me votat e tyre qoftë duke zgjedhur palët që kandidojnë,qoftë duke mos zgjedhur asnjërën palë.

Të rinjtë e sotëm janë qytetarët e së ardhmes e ndaj fatin tuaj e vendosni JU!


LEAVE A REPLY