Në datën 1 qershor, e festuar në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Femijëve, departamenti i Shërbimeve Sociale dhe Komunitare të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, organizoi një festë për fëmijët e pavionit të pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Me besimin se çdo fëmijë meriton ta festojë dhe gëzojë këtë ditë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet, ne vendosëm t’ja dedikonim këtë ditë atyre fëmijëve të cilët ndodhen në ambientet e spitalit dhe nuk kanë mundësi të barabarta për të festuar si bashkë-moshatarët e tyre.

Synimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një hapësire interaktive dhe miqësore midis anëtarëve të Këshillit Rinor dhe fëmijëve të pavionit të Pediatrisë, përmes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme. Anëtarët e Këshillit Rinor kaluan disa orë me fëmijët, duke kërcyer, kënduar dhe vizatuar së bashku me ta. Disa prej nesh u veshën si personazhe të Disney, ndërkohë që një animator profesionist i veshur si Ëinnie the Pooh i shoqëroi fëmijët gjatë të gjithë eventit. Për fëmijët kreativë të cilët dëshironin të luanin me ngjyra dhe të përdornin imagjinatën, realizuam face-painting dhe ngjyrosje librash me figura.

Kjo ishte një ditë e veçantë për secilin prej anëtarëve që morën pjesë në aktivitet dhe dolën prej aty me bindjen se bënë dikë të lumtur, qoftë edhe vetëm për një ditë.

Një falenderim i veçantë shkon për stafin e QSUT, për ndihmën e tyre përgjatë aktivitetit dhe natyrisht, për të rinjtë energjikë të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, të cilët vazhdimisht përpiqen ta bëjnë boten një vend më të mirë!

SHARE
Previous articleRinia Voton!
Next article10 librat më të lexuar nga të rinjtë!
Elisa Curri
Elisa has a bachelor’s degree in Law and is currently pursuing a Master of Science in Public Law, in the University of Tirana. Her main goal is motivating albanian youth to develop core values such as integrity, honesty, justice, responsible leadership and humanity. She is currently a Board Member of the U.S. Embassy Youth Council Albania and Coordinator of the Community & Social Services Department.

LEAVE A REPLY