Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane ka marrë iniciativën për t’u njohur me gjendjen aktuale të leximit dhe me librat më të pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë sot. Gjithashtu projekti interesohet mbi sasinë dhe mënyrën sesi të rinjtë shpenzojnë kohën online, së bashku me informacionet që i tërheqin me shumë. Ai u fokusua te grupmosha 16-30 vjeç dhe në të janë të reflektuara gjetje si fusha e leximit që preferohet më shjumë, burimi kryesor i informacionit për të rinjtë, koha e shpenzuar nga të rinjtë online etj.

Në fund të projektit, përveç rezultatit të anketës që nxjerrë 10 librat më të lexuar nga të rinjtë shqiptar, nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane janë sugjeruar dhe një liste prej 10 librash për lexime verore. Për të arritur këtë qëllim janë anketuar mbi 420 të rinj. Për të lexuar rezultatet klikoni linkun e mëposhtëm.

Lexim të këndshëm!

Anketë: 10 librat më të lexuar nga të rinjtë!


LEAVE A REPLY