Për të nderuar Javën Ndërkombëtare për Njerëzit që nuk Dëgjojnë, anëtarë të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane kaluan një ditë me fëmijët e Institutit për fëmijët me probleme në dëgjim. Anëtarët e Këshillit Rinor mësuan njohuritë bazë të gjuhës së shenjave dhe komunikuan me fëmijët nëpërmjet lojrave, këngëve dhe kërcimit. Ishte një ditë e mrekullueshme, e cila na kujtoi se bota është e pasur për këdo që sheh përtej ndryshimeve tona.

Kjo javë shërben si ura lidhëse mes komuniteteve që në dukje janë të ndryshme, por që në realitet jemi kaq të ngjashëm. Mes lojërave, komunikimit mes nesh, çasteve të kaluara dukë kërcyer e njohur me njëri-tjetrin, na bënë të kuptojmë që bota është plot ngjyra pë rata që duan ta shohin të tillë përtej pamundësive të secilit prej nesh.

U ndamë me miqtë tanë të rinj me premtimin se do të shihemi sërish!



LEAVE A REPLY