Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shqipëri prezantoi sot raportin e Projektit ”Lufta Kundër Korrupsionit në Arsimin e Lartë në Shqipëri” . Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare me mbështjen financiare nga Programi për Grante të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Për më shumë se një vit në kuadër të këtij  projekti u realizuan aktiviteteve me studentet e 5 Fakulteteve pilot të cilët u bënë pjesë e ketij studimi.

Qëllimi i këtij studimi është të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në universitete dhe ka këto objektiva:

  • Të bëjë një përshkrim të situatës së korrupsionit në Universitetin e Tiranës,
  • Të bëjë dallimin dhe të qartësojë kuptimin e korrupsionit nga studentët,
  • Të raportojë indeksin e ndërgjegjësimit dhe atë të perceptimit korrupsionit në universitete duke u mbështetur te opinioni i studentëve,
  • Të nxjerrë në pah dallimet që kanë faktorët të ndryshëm mbi perceptimin e korrupsionit,
  • Të nxis debatin mbi korrupsionin në universitet dhe të ndihmojë në politikat kundër korrupsionit në universitet.

Në këtë raport prezantohen shkurtimisht gjetjet kryesore të studimit. Më pas trajtohet qasja metodike e këtij studimi, ku shpjegohen në hollësi aspekte të rëndësishme mbi mbledhjen e të dhënave dhe të pyetësorit. Analiza dhe interpretimi i gjetjeve është seksioni ku raportohen dhe interpretohen gjetjet e këtij studimi duke u mbështetur tek të dhënat e mbledhura dhe duke zbatuar qasjen e shpjeguar te vështrimi metodik i punimit. Ky seksion finalizohet me një vështrim përmbyllës të studimit. Materiali ka edhe një shtojcë ku prezantohemi shkurtimisht me diskutime dhe analiza të zhvilluara nga studiues të ndryshëm për fenomenin e korrupsionit në universitete dhe prezanton gjetjet kryesore të tyre.

Për të lexuar raportin klikoni në linkun e mëposhtëm:

Korrupsioni në Arsimin e Lartë në Shqipëri, rasti i Universitetit të Tiranës

LEAVE A REPLY