Me rastin e Ditës Nderkombëtare të Sindromës Down, Këshilli Rinor organizoi një koncert akustik me pjesëmarrjen e këngëtarëve Klinti B. Collaku dhe Lidia Lufi pranë ambienteve të Urban Roots. Aktiviteti kishte si qëllim mbledhjen e fondeve modeste nëpërmjet pjesëmarrjes së miqve tanë, por edhe shitjen e punimeve të mrekullueshme të fëmijëve të Qendra Xhonatan / Jonathan Center, e cila kujdeset dhe organizon terapi falas për personat me Sindromën Down.

Synimi i ketij aktiviteti është jo vetëm sensibilizimi rreth këtyre fëmijeve të jashtëzakonshëm dhe plot talente, por edhe për të promovuar diversitetin dhe vlerat e tyre në një komunitet ku bashkëjetojnë vlera të përbashkëta.


LEAVE A REPLY