Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane hap thirrjen për punime në kuadër të projektit “React through Art” / “Të Reagojmë Nepërmjet Artit”.

React through Art synon të adresojë fenomenin e dhunës me bazë gjinore nëpërmjet mesazheve artistike.

Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar të dërgojnë punimet e tyre pranë American Corner (në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë) ose në format dixhital/ të skanuara në adresën [email protected]

Punimet tuaja mund të jenë piktura, vizatime, skica grafike apo formate të tilla të ngjashme.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është data 31 Dhjetor.

Punimet do të përzgjidhen nga një panel i përbërë nga ekspertë të fushës , si dhe anëtarë të Këshillit. Punimet më të mira do të ekspozohen në mbyllje të projektit dhe për 3 fituesit e çmimeve të para , do të jepet një çmim simbolik në formën e një gift card.

Ndërkohë ju ftojmë të ndiqni postimet tona në rrjetet sociale për aktivitete të tjera ndërgjegjësuese lidhur me projektin, të cilat do të paraprijnë ekspozitën përmbyllëse.
#ReactThroughArt #USEYCA

LEAVE A REPLY