KONKURS PIKTURE

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Shqipëri dhe Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare, ju fton të merrni pjesë në një konkurs pikture me tëmë “Korrupsioni në Arsim.”

Ky konkurs pikture, i cili do të mbahet midis të rinjve (18-35 vjec) është në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare dhe Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, në kuadër të Programit për Grantet e Vogla për Demokracinë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Piktura duhet të përcjellë një mesazh të qartë mbi korrupsionin, efektet e tij, ose të paraqesë një situatë, në mënyrë origjinale, sipas ideve tuaja krijuese. Mund të përdorni materialet që dëshironi si laps, akrilik, fibracolor etj.

Pikturat duhet të jënë origjinale dhe të dërgohen të fotografuara në adresën tonë e-mail: staff@useycalbania.org, me teme (subject) “Piktura”, ose ne adresen tone ne Facebook, deri më datë 25 Shtator 2016, ora 20:00. Në email gjithashtu specifikoni emrin, mbiemrin, Fakultetin ku studioni/keni studiuar dhe moshën tuaj.

Pikturat do të postohen online dhe do të vlerësohen në bazë të pëlqyeshmërisë së ndjekësve në rrjetin social Facebook. Për çmimin e parë dhe të dytë do të ketë një dhurate simbolike.

LEAVE A REPLY