(English) Albanian Cultural Heritage Project-Berat

Berat,September 26,2016

Në kuadër të projektit Trashëgimia Kulturore, Identitet  dhe Restaurim, Ditën e hënë ,datë 26 Shtator, pjesëtarët e Us Embassy Youth Council  Albania ,ju bashkuan  CHwB Albania  për një vizitë në qytetin e Beratit .

Në këtë vizite morën pjesë edhe  dy prej të rinjëve që kontribuan më shumë me foto për fushatën e Keshillit Rinor të Ambasadës Amerikane #Trashëgimia Kulturore #Identitet #Restauro, Joni Margjeka dhe Ina Toska

Fillimisht të rinjtë u pritën në Berat dhe  pas një pushimi të shkurtër nga udhëtimi,  u prezantuan me punën dhe projektet e zhvilluar  nga CHwB Albania .

Pas kësaj, ata u ndanë në tre grupe ku secili prej tyre mund të shihte më nga  afër punën  që CHwB po zhvillon në kuadër të Kampit të 30 Rajonal .Të tre grupet provuan veten dhe ofruan ndihmën e tyre në pune të tilla si : në gdhendjen e gurit, në rregulllimin e çative ,si edhe në zdrukthim.

Pas një pushimi dreke,  pjesmarrësit patën mundësi të vizitonin edhe pikat më tërheqëse të qytetit të Beratit.

#YouthCouncilAlbania #CHwB #MakeitYours #TogetherWeCan

LEAVE A REPLY