Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane iu bashkua nismës së Ministrisë së Kulturës në një Paradë Kostumesh në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe më pas Koncertit Festiv në Sheshin ‘Vëllezërit Frashëri”.

Të rinjtë tanë u vendosën pranë skenës së Koncertit për të ndarë me këdo nga spektatorët informacione rreth fushatës që kemi nisur prej disa muajsh në rrjetet sociale ‘#TrashegimiaKulturore #Identitet #Restauro’. Qëllimi i kësaj fushatë është që si të rinj të njihemi me objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore në vendin tonë, si edhe të identifikojmë ato objekte të cilat kanë nevojë për restaurim. Gjatë kësaj fushate u mblodh një numër i konsiderueshem site-sh kulturale dhe u evidentuan informacione rreth tyre nga vetë të rinjtë, tëcilt dhe u ekspozuan gjatë aktivitetit.

Gjithashtu Këshilli Rinor iu bashkua paradës me kostume të përgatitura nga vetë të rinjtë dhe ishin pjesë e valleve e këngëve nga trevat të ndryshme të Shqipërisë, duke qëne se dy prej anëtareve tona, të cilat ishin veshur gjithashtu me kostume tradicionale janë prej vitesh pjesë e Ansamblit Të Këngëve dhe Valleve. 

LEAVE A REPLY