Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në bashkëpunim me Food Bank Albania organizoi një fushatë për të mbledhur ushqime përgjatë datave 13-14 Tetor në Tiranë në të gjithë Hippo Marketet.

Anëtarë dhe vullnetarë të Këshillit Rinor gjatë ditëve të aktivitetit mblodhën rreth 820 kg ushqime, të cilat përkthehen në plot 2050 vakte për njerëzit në nevojë.

Fushata për mbledhjen e ushqimeve u bë i mundur falë ndihmës së vullnetarëve të cilët vendosën t’ju bashkohen anëtarëve të Këshillit përgjatë fundjavës.

Zhdukja e urisë në botë është dhe një nga 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara që synohen të realizohen brenda vitit 2030.

LEAVE A REPLY