Përgjatë fundjavës, anëtarët e Këshillave Rinorë të Ambasadave Amerikane në Shqipëri dhe Maqedoni mbajtën një seminar të përbashkët në Shkup. Anëtarët mësuan aftësi të vyera profesionale dhe drejtuese, të cilat do t’i ndihmojnë të sjellin ndryshime me ndikim në shoqëri si dhe të hedhi themelet për projekte të ardhshme të përbashkëta.

Në seminar i ftuar ishte dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, z. Jess Baily, i cili foli mbi temën e “Pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje” dhe inkurajoi anëtarët e Këshillave Rinorë për më shumë bashkëpunim në të ardhmen në të mirë të komunitetit.

Në përfundim të aktivitetit u diskutua dhe për mundësinë e projekteve të përbashkëta në të ardhmen dhe u krijua dhe një grup pune i cili do të diskutojë mbarëvajtjen e projekteve.


Warning: A non-numeric value encountered in /home/admin/web/useycalbania.org/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 352

LEAVE A REPLY