Taboo Talks është një seri e re eventesh, ku të rinjve do u jepet mundësia të diskutojnë mbi tema të konsideruara “tabu” në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.

Në eventin e parë të Taboo Talks, dhjetëra të rinj dhe anëtarë të Këshillit Rinor patën

mundësinë të ishin pjesë e një diskutimi me profesorin e mirënjohur të filozofisë Artan Fuga. Tema e zgjedhur në këtë diksutim të parë ishte “Feja”, e cila jo rrallë herë ngjall debat dhe përplasje mendimesh midis të rinjve.

Gjatë takimit u diskutua për trajtime filozofike të fesë, për ndikimin e fesë në Shqipëri dhe gjithashtu pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet dhe besimet e tyre duke sjellë dhe eksperienca, ide dhe qëndrime të ndryshme ndaj fesë.
Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen e madhe në numër, ju ftojmë të na ndiqni në eventin e rradhës së Taboo Talks që do të organizhet së afërmi.

 

LEAVE A REPLY