Gjatë javëve të fundit, Departamenti i Medias dhe Komunikimit pranë Këshillit Rinor, ndërmori iniciativën #USApproach, një cikël postimesh që synon të promovojë eksperiencën e shkëmbimit akademik të studentëve pjesëmarrës në programe të ndryshme në SHBA.

Historia e parë ishte ajo e Dafina Meço, pjesëmarrëse në programin e shkëmbimit dhe studimit YES (Youth Exchange and Study). Më pas ishte eksperienca e Florian Muho nga programi UGRAD. Erisa Meçolli ishte alumna e programit Professional Fellows dhe së fundmi ndanë me ne eksperiencat e tyre dhe Eva Vraniçi nga programi UGRAD dhe Nerhens Troshani nga YES.

Pjesëmarrësit në këtë cikël postimesh na treguan për mënyrën se si ata u njohën me programin, folën për procedurat e aplikimit dhe për mënyrën se si funksiononte ky proces. Gjithashtu ata ndanë me ne dhe eksperiencat që përjetuan në Shtetet e Bashkuara dhe përshtypjet nga pjesëmarrja në programet e sipërpërmendura.

Rrëfimet e plota mund t’i gjeni në rrjetet tona sociale. Pika e përbashkët e të gjithë rrëfimeve ishte këshilla e pjesëmarrësve për të inkurajuar cilindo prej jush që dëshiron të jetë pjesë e eksperiencave të shkëmbimit akademik në SHBA, që të mos hezitojë për të aplikuar dhe të qëndrojë gjithmonë i përditësuar me të rejat dhe programet ku mund të aplikoni.

LEAVE A REPLY