Gjatë datave 14-18 Nëntor, në Tiranë u organizua edicioni i 21-të i Panairit të Librit. Në këtë Panair, pranë stendës së Ambasadës Amerikane, u organizuan dhe dy sesione informuese mbi veprimtarinë dhe mundësitë e anëtarësimit në Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane.

Anëtarë të Këshillit, disa prej tyre alumni në programe të shkëmbimit akademik në SHBA, prezantuan të interesuarit me veprimtaritë dhe aktivitetet tona. Në sesionet informuese, të interesuarit patën mundësi të shohin nga afër veprimtarinë e Këshillit përmes materialeve prezantuese dhe gjithashtu të diskutojnë dhe të njihen me disa nga anëtarët tanë.

Duke falenderuar të gjithë të rinjtë e interesuar, ju ftojmë të ndiqni aktivitetet e mëtejshme të Këshillit përmes llogarive tona në rrjetet sociale.

 

 

LEAVE A REPLY