Me datë 18 Nëntor, anëtarë të Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane vizituan Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë për të kaluar pak kohë bashku mes valleve e këngëve, lojërave e bisedave me gjyshërit e mençur.

Vizita u bë në kuadër të festimeve për Ditën e Falenderimeve, një ditë kur familjet amerikane mblidhen bashkë rreth tryezës për të kaluar kohë me familjen e për të shprehur mirënjohjen për ndodhitë e mira të vitit.

Anëtarët e Këshillit që morën pjesë në këtë aktivitet, kishin përgatitur dhe disa valle tradicionale për të kthyer Shtëpinë e të moshuarve në një vend më të gëzuar për rastin e festës.
Mikpritja e të moshuarve dhe entuziazmi i pjesëmarrësve në aktivitet ishin padyshim kryefjala e ditës.

LEAVE A REPLY