Në kuadër të muajit të festave, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane ju bashkua Lëvizjes Kombëtare për Lexim, nismë e mbështetur nga Ministria e Kulturës, dhe organizoi një fushatë për mbledhjen e librave për fëmijë, që më pas ju dhuruan fëmijëve të komunitetit rom.

Përgjatë një jave, në ambjentet e American Corner, u zhvillua një fushatë dhurimi ku qytetarë të ndryshëm dhuruan libra të literaturës për fëmijë. Thirrjes sonë për dhurimin e librave ju bashkuan dhe anëtarë dhe vullnetarë të Këshillit Rinor e në fund të fushatës së dhurimit u krijua një koleksion me rreth 100 tituj. Këtij koleksioni ju bashkua dhe një fond librash i dhuruar nga Ministria e Kulturës.

Më datë 14 dhjetor, anëtarë të Këshillit rinor zhvilluan aktivitetin dhurues të librave të mbledhur dhe i dhuruan ato për qendrën Rromani Baxt, ku fëmijët bashkë me vullnetarët tanë kaluan momente mes leximit, lojërave dhe dashurisë për të mësuarit.

Momente të tilla na bëjnë të jemi mirënjohës. Falenderojmë Ministrinë e Kulturës dhe qytetarët që u bënë pjesë e kësaj fushate, duke i dhënë mundësinë fëmijëve për të eksploruar botën e magjishme të librave dhe duke ushqyer te ta dashurinë për librin dhe leximin.

LEAVE A REPLY