Këshilli rinor u bashkua me vullnetarët e Korpusit të Paqes në Shqipëri, në aktivitetin e shërbimit në komunitet të organizuar me mbështetjen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Tiranës dhe vullnetarëve nga organizata të ndryshme rinore në vend në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.  Pjesë e këtij aktiviteti u bënë dhe fëmijë nga Instituti Kombëtar i Fëmijëve me Probleme në Shikim “Ramazan Kabashi”.

Në këtë shërbim, ekipet e të rinjve, vullnetarëve dhe stafit të Korpusit të Paqes, pikturuan shkallët që zbresin nga diga liqenit në një nga rrugët e aksit të parkut, si dhe Bisedkat brenda zonës së parkut të Liqenit.

Gjithashtu, duke iu përgjigjur nevojave të identifikuara mjedisore një pjesë e vullnetarëve pastruan zonën përreth parkut të liqenit.

Projekti u ndërmor për të motivuar të rinjtë për t’u bërë të ndërgjegjshëm në shoqëri dhe për të ndërmarrë veprime në komunitetet e tyre duke sjellë ndryshim. Në fund të projektit, të rinjtë reflektuan dhe po diskutonin mbi problemet mjedisore dhe zgjidhjet që mund të ofrohen prej nesh.

Falenderime të veçanta shkojnë për artistin e talentuar Franko Dinaj, i cili vullnetarisht dizenjoi pikturën për këtë projekt.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

SHARE
Previous articleDita e Tokës 2019
Next articleTaboo Talks #2

LEAVE A REPLY