Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane prezanton projektin më të ri “React through Art” / “Të Reagojmë Nepërmjet Artit”.

React through Art synon të adresojë fenomenin e dhunës me bazë gjinore nëpërmjet mesazheve artistike.

Projekti është konceptuar me disa aktivitete, ku do të zhvillojmë shfaqje filmash dhe dokumentarësh, biseda me specialistë të fushave të ndryshme dhe ekspozita me punët artistike të nxënësve pjesëmarrës në projekt.

Punimet më të mira do të ekspozohen në mbyllje të projektit dhe për 3 fituesit e çmimeve të para, do të jepet një çmim simbolik në formën e një gift card.

Ndërkohë ju ftojmë të ndiqni postimet tona në rrjetet sociale për aktivitete të tjera ndërgjegjësuese lidhur me projektin, të cilat do të paraprijnë ekspozitën përmbyllëse.
#ReactThroughArt #USEYCA

SHARE
Previous articleMjaft më me heshtje!

LEAVE A REPLY